Të famshmit që paskan qenë të birësuar dhe nuk e kemi ditur (FOTO) – AlpeGossip
Të famshmit që paskan qenë të birësuar dhe nuk e kemi ditur (FOTO)

Të famshmit që paskan qenë të birësuar dhe nuk e kemi ditur (FOTO)

Meqë pak më parë ju pyetëm se “Si do të reagonit nëse merrni vesh se prindërit ju kanë birësuar?”, tani do t’ju njohim me disa të famshëm që s’na kishte shkuar mendja kurrë, por që PO, janë të birësuar.

Nelson Mandela qe vetëm 9 vjeç kur u birësua, fill pasi i ati ndërroi jetë nga një sëmundje e pashërueshme e mushkërive.

Martesa e prindërve të Jamie Foxx nuk funksionoi ndaj gjyshërit e birësuan në moshën 1- vjeçare për t’i mundësuar një familje të shëndetshme.

Bill Clinton po ashtu. I ati, William Blythe ndërroi jetë në një aksident automobilistik, 3 muaj pasi Bill erdhi në jetë. Ishte stërgjyshi i tij, Roger Clinton ai që e birësoi, mbiemrin e të cilit e mori diku në mes të adoleshencës.

Prindërit biologjikë të Steve Jobs, Joanne Schieble dhe Abdulfattah Jandali, një emigrant sirian nuk ishin martuar ende kur fëmija u ngjiz dhe prindërit e Schieble nuk e pranuan kurrë lidhjen e tyre. Kështu Schieble u detyrua të udhëtonte fshehurazi për në San Fracisco, aty ku solli në jetë Jobs- in, i cili u adaptua nga Paul dhe Clara Jobs.

Në moshën 27- vjeçare, Jobs zbuloi se kishte një motër biologjike, Mona Simpson: prindërit e tij ishin martuar dhe kishin sjellë në jetë një vajzë dy vite pasi e kishin dhënë atë për birësim. Në një intervistë për “New York Times”, Jobs iu referua së motrës si “një nga miqtë më të mirë që ka në botë”, por tha se kurrë nuk e ka ndjerë të nevojshme t’i njohe prindërit biologjike dhe se prindërit e tij të vërtetë janë Jobs.

E ëma e Marilyn Monroe- s pati probleme me shëndetin mendor, ndërkohë që identiteti i të atit mbeti përgjithmonë i paditur duke e shtyrë kështu vogëlushen të merrej nën kujdestarinë e shtetit. Shumë familje shprehën dëshirën e mirë për ta birësuar vogëlushen por e ëma nuk pranoi kurrë të firmoste.

Jack Nicholson mbeti i shokuar kur zbuloi se gruaja që mendonte se ishte e ëma e tij, në të vërtetë ishte gjyshja dhe se motra ishte nëna biologjike. E ëma e Nicholson- it ishte 17 vjeçe kur e solli në jetë të birin, ndaj u kërkoi prindërve që ta rrisnin Jack- un si fëmijën e tyre. Jack e zbuloi të vërtetën kur qe 37 vjeç, 10 vite pasi e ema dhe gjyshja kishin ndërruar jetë.

Burimi: Insider