E ftuar në emisionin “Adrenalinë”, blogerja shqiptare Sara Berisha të cilën këtë vit e kemi si parë pjesë të programit “Top bloggers”, tregoi se nga puna si blogere mund të fitosh shumë, mjafton të jesh e aftë me rrjetet sociale dhe marketingun.
“Blogu është një website ku poston fotot e tua dhe i bashkangjit me shkrime duke përshkruar veshjen, si e ke kombinuar.
Nuk ka një kriter për t’u bërë blogere, nëqoftëse një mashkull ose femër e ndjen që do të bëhet bloger dhe ka kohë të lirë që t’i përkushtohet, mund të bëhet sepse të jesh bloger është profesion përderisa fiton”, shprehet Sara