TË LIDHURA NGUSHTË ME NJËRA-TJETRËN/ Afrona i bën surprizat më të bukura vajzës së partnerit, Bleros – AlpeGossip
TË LIDHURA NGUSHTË ME NJËRA-TJETRËN/  Afrona i bën surprizat më të bukura vajzës së partnerit, Bleros

TË LIDHURA NGUSHTË ME NJËRA-TJETRËN/ Afrona i bën surprizat më të bukura vajzës së partnerit, Bleros

Këngëtari Blero Muharremi dhe partnerja e tij, Afrona Dika, po shijojnë prej vitesh lidhjen e tyre të dashurisë, e cila u kurorëzua me martesë në shtator të vitit që lamë pas.

Në ceremoninë e tyre s’mund të mungonte edhe vajza e Bleros nga martesa e mëparshme, Tara, e cila ka lidhur një marrëdhënie të ngushtë me partneren e re të të atit.

Tara dhe Afrona janë bërë mikesha të mira dhe kalojnë shpesh momente së bashku si familje.

Sot, Blero ka takuar dy femrat e jetës së tij dhe në InstaStory ka ndarë një video të surprizës së bukur që Afrona i ka bërë Tarës.

Afrona i kërkon të voglës të mbyllë sytë, më pas i zgjat dhuratën që ishte një kapuç të cilin Tara duket se mezi po e priste.

Tara është gëzuar pamasë nga dhurata dhe duke buzëqeshur ka përqafuar Afronën, për ta falenderuar për surprizën e bukur.