TË RRAFSHËTA, TË REHATSHME, MADJE EDHE MODERNE! Yjet botërore çmenden pas këtyre çizmeve (FOTO) - AlpeGossip
TË RRAFSHËTA, TË REHATSHME, MADJE EDHE MODERNE! Yjet botërore çmenden pas këtyre çizmeve (FOTO)

TË RRAFSHËTA, TË REHATSHME, MADJE EDHE MODERNE! Yjet botërore çmenden pas këtyre çizmeve (FOTO)

Janë rezistuese ndaj shiut dhe kohës së keqe, të ngrohta dhe të rehatshme, por edhe moderne.

Çizmet e gomës mund të duken të shkëlqyeshme në kuptimin “e stilit”, nëse i zgjedh ato me ngjyrë të zjarrtë, të theksuar…

Jo vetëm që me dukjen e tyre përmirësojnë humorin “e turbullt”, por edhe avancojnë stilin tuaj të vjeshtës. Dhe, cilat ngjyra janë më të preferuara? E kaltra, e gjelbra, e verdha, vjollcë, e kuqja…

Zgjidh këto ngjyra bashkë me stilin e reduktuar njëngjyrësh, dhe, siç kemi thënë, zgjedhje e mirë është edhe ndonjë detaj me nuancë të njëjtë, kapela, shalli, çanta. Zgjidh!

Kur vesh çizme gome, duke pasur parasysh dukjen e tyre jo edhe aq elegante, me siguri do të mendosh që duhet t’i veshësh bashkë me ndonjë veshje shumë të mirë, por – nuk është kështu!

Zgjidh ato të rehatshme, në trend dhe plotësoji me çizme gome apo me ato me ngjyrë të zezë, apo me ngjyrë të theksuar, të cilat, tashmë i kemi përmendur më sipër.

Pra, çizmet e gomës si shtojcë kombinimeve të përditshme, urbane – janë të domosdoshme!