THA SE ISHTE KUNDËR LIDHJES SË TIJ ME KEISIN/ Ja çfarë po bën Sabiani për Kristin që t’i shpëtojë nominimit – AlpeGossip
THA SE ISHTE KUNDËR LIDHJES SË TIJ ME KEISIN/ Ja çfarë po bën Sabiani për Kristin që t’i shpëtojë nominimit

THA SE ISHTE KUNDËR LIDHJES SË TIJ ME KEISIN/ Ja çfarë po bën Sabiani për Kristin që t’i shpëtojë nominimit

Këngëtari Sabian Medini u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip” të shtunën që lamë pas, për të qenë afër vajzës së tij Keisit, e cila po nis një romancë me Krist Aliajn.

Këngëtari i njohur, Sabiani, u bë të shtunën që lamë pas pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”. Këtë vendim të papritur duket se e ka marrë për të qenë pranë vajzës së tij, Keisi Medini, e cila po nis një romanë me Krist Aliajn.

Edhe pse duket se Sabiani nuk është aspak dakord me këtë romancë, ai dëshiron që ta mbajë ende Kristin në BB VIP. Këtë ka lënë të nënkuptojë gjatë një bisede me Kristin dhe Keisin mbrëmë.

Këngëtari u shpreh se Kristi nuk duhet të dalë dhe pas të martës duhet të flasin, duke e lënë publikun në pritje se çfarë do të ndodhë e do të diskutohet mes tyre.

Kjo lëvizje e Sabianit vjen pas deklaratave të bëra më herët nga ai në shtëpi, ku ka shprehur se nuk ka hyrë në shtëpi për të penalizuar Kristin dhe lojën e tij, kështu me sa duket ai ka zgjedhur këtë mënyrë për ta ndihmuar Kristin t’i shpëtojë nominimit përballë Oltës dhe Armaldos.

Duke e shtyrë diskutimin e tij me Keisin dhe Kristin pas të martës, Sabiani lë publikun në pritje për të parë se çfarë do të ndodhë, duke mbajtur ende edhe Kristin në lojë.

“Kristi nuk duhet të dalë, pas të martës do të flasim bashkë të gjithë. Nuk do dalësh, do rrish këtu, po dole ti, dal unë i pari. Do ulemi, do flasim, dua t’u shoh, ta dinë edhe njerëzit”, u shpreh Sabiani.

Nga ana tjetër, Keisi është e vendosur të vazhdojë lidhjen e saj me Kristin. Edhe pse Kristi e Keisi kanë siklet nga prezenca e Sabit, nuk ngurojnë që qëndrojnë bashkë e të thonë deklarata të papritura.

Ashtu erdhi ajo e Keisit ditën e djeshme, e cila deklaroi se nëse Kristi eliminohet nga ‘BBV’ do largohet edhe ajo. Luizi i tha se kjo nuk ndodh pasi nëse largohet edhe Keisi, ikën dhe Sabiani.