“The Voice Kids”/ Sindi, zëri më i ri i muzikës shqiptare që po ecën në rrugën e SUKSESIT (VIDEO) – AlpeGossip
“The Voice Kids”/ Sindi, zëri më i ri i muzikës shqiptare që po ecën në rrugën e SUKSESIT (VIDEO)

“The Voice Kids”/ Sindi, zëri më i ri i muzikës shqiptare që po ecën në rrugën e SUKSESIT (VIDEO)

‘The Voice Kids’, është shfaqja ku fëmijët emocionojnë të rriturit, ku pasioni i tyre për muzikën është më i madh se vetë mosha e tyre. Ata janë guximtarët e vegjël që sjellin në skenë bashkë me zërat e ëmbël dhe frikën, pasigurinë, çiltërsinë dhe ëndrrat e fshehura në sirtarë shumëngjyrësh.

Një prej tyre është dhe Sindi Goma, një nga talentet e grupit të Aleksandër dhe Renis Gjokës.
Sindi ja ka dalë të fitoj pas dy sfidave LIVE.

Gara ishte tepër e vështirë, por në fund publiku vendosi se kush do të vijojë më tej aventurën në ‘The Voice Kids’.

Verdikti i publikut, i shprehur përmes televotimit, ka vendosi që të shpëtojë Sindin dhe Patrisin, duke iu bashkuar Sarës dhe Frensit, të cilat u shpëtuan më herët nga trajnerët Aleksandër dhe Renis Gjoka.
Sindi erdhi me këngën ‘Grace Potter and The Nocturnals’, një interpretim fantastik, i cili u duartrokit fort në sallë.

Sindi po konsiderohet si Etta James, Christina Aguilera e vogël. Nuk i vem faj, zëri i saj cdo here ka ngritur publikun në këmbë.

AlpeNews.al

Më poshtë ndiqni performancën e fundit: