”THEVA RREGULLAT”/ Luana rrëfen për fillimet e karrierës së saj në ”Fiks Fare” – AlpeGossip
”THEVA RREGULLAT”/ Luana rrëfen për fillimet e karrierës së saj në ”Fiks Fare”

”THEVA RREGULLAT”/ Luana rrëfen për fillimet e karrierës së saj në ”Fiks Fare”

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur Luana Vjollca është një ndër femrat më të komentuara në Shoëbizin shqiptar. Ajo ka arritur suksesin e rradhës duke u shfaqur në kopertinën e revistës britanikë ‘Global Woman’. Gjatë intervistës Luana ka folur si për jetën profesionale ashtu dhe për atë private.

Moderatorja ka treguar për daljen e saj të parë në ekran, momenti kur e gjithë karriera e saj ka nisur. Në moshën 15 vjeçare  Luana u shfaq për herë të parë si velinë në “Fiks Fare”. “Kur isha 15 vjeçe kam filluar punë në “Top Channel”. Në të njëjtën kohë isha kërcimtare në një emision investigativ si një “vajzë e vogël, e ëmbël”. Unë thyeva rregullat në këtë emision sepse për herë të parë unë kërkova të drejtën të flisnim dhe për herë të parë ne morëm mikrofonat, që nga ajo kohë unë nuk kam ndaluar së foluri”, ka rrëfyer ajo.

Për Luanën ngjitja e shkallëve të suksesit nuk ka qenë aspak e lehtë, ashtu siç ka treguar dhe ajo, mirëpo e rëndësishme është që ajo ka ditur t’ia dalë mbanë.