THUAJINI “PO”/ Kur fëmijët kërkojnë mos të shkojnë në shkollë, është… – AlpeGossip
THUAJINI “PO”/ Kur fëmijët kërkojnë mos të shkojnë në shkollë, është…

THUAJINI “PO”/ Kur fëmijët kërkojnë mos të shkojnë në shkollë, është…

Ndoshta nuk ju ka pëlqyer kur fëmijët kanë kërkuar të mos shkojnë në shkollë në ditë të caktuara. Ndoshta, keni këmbëngulur për të mos ua plotësuar dëshirën dhe i keni detyruar të realizojnë planin mësimor…

Epo, studimet e fundit tregojnë se në fakt, në një situatë të tillë, janë prindërit ata që gabojnë. Nëse fëmija kërkon një ditë pushim, duhet t’i lejoni për disa arsye në veçanti. Një kërkesë e kësaj natyre nuk vjen pa shkak dhe nuk duhet ta konsideroni si një tekë të radhës.

Një ditë pushimi do t’i mbajë të vegjëlit larg ankthit. Ngarkesa në mësime, aktivitetet e ndryshme, si dhe mjedisi social i ngarkojnë fëmijët emocionalisht. Kështu, shkëputja nga shkolla në një nga ditët e zakonshme të javës do të ruajë dhe zhvillojë shëndetin mendor të tyre.

Lejojini të mësojnë jashtë mureve të klasës. Sepse, eksperienca ndonjëherë është mësuesi më i mirë. Fëmijët kanë prirjen të jenë kurreshtarë lidhur me ato gjëra që nuk i njohin dhe studiuesit bëjnë të ditur se jashtë ambientit të shkollës, ka me dhjetëra mundësi për të mësuar diçka të re.

Do të shërbejë si një ‘karikim’ për javët në vijim. Ashtu sikurse të rriturit, edhe fëmijët nuk ndihen komod me faktin se ju duhet të zgjohen herët 5 ditë të javës, vetëm për të shkuar në shkollë. Kjo është arsyeja pse shpesh kthehen të lodhur në shtëpi, pa patur mundësi të jenë produktivë.

Aktivitet bashkë me prindërit në një ditë të zakonshme jave do t’i rikthejnë buzëqeshjen, pozitivitetin dhe dëshirën fëmijës tuaj për t’iu rikthyer mësimeve dhe aktiviteteve shkollore. Ndaj, thuajini “PO” të vegjëlve kur ju kërkojnë të mos frekuentojnë mësimin një ditë të vetme.