U BË NËNË PËR HERË TË DYTË/ Arbana Osmani i thotë të gjitha, nga “dieta” e shtatzënisë deri tek ushqimi i Diellit me qumësht – AlpeGossip
U BË NËNË PËR HERË TË DYTË/ Arbana Osmani i thotë të gjitha, nga “dieta” e shtatzënisë deri tek ushqimi i Diellit me qumësht

U BË NËNË PËR HERË TË DYTË/ Arbana Osmani i thotë të gjitha, nga “dieta” e shtatzënisë deri tek ushqimi i Diellit me qumësht

Teksa Dielli flinte, Arbana kishte 20 minuta kohë t’u përgjigjej pyetjeve të ndjekësve dhe me këtë rast shuajti kuriozitetin e tyre për shumë gjëra, që nga profesioni e deri tek jeta personale.

Arbana tregoi se nuk po mban dietë dhe ende po vuan për të hequr disa kile, edhe pse ne na duket në formë shumë të mirë fizike. E pyetur nga një ndjekëse nëse i ka humbur kilet e shtatzënisë, Arbana u përgjigj: “Po, por nuk kam humbur akoma kilet para shtatzënisë”.

“Të ushqesh me gji apo me qumësht artificial?”-ishte një tjetër pyetje, të cilës Arbana iu përgjigj: “Çdo mama e di vetë çfarë zgjedh, unë kam zgjedhur t’i ushqej me gji sepse është një nga gjërat që më lumturon më shumë. I love it”.