U jepnin drogë fëmijëve/ Dy vajzat arrestohen dhe akuzohen për “abuzim me minorenë” (VIDEO) – AlpeGossip
U jepnin drogë fëmijëve/ Dy vajzat arrestohen dhe akuzohen për “abuzim me minorenë” (VIDEO)

U jepnin drogë fëmijëve/ Dy vajzat arrestohen dhe akuzohen për “abuzim me minorenë” (VIDEO)

Policia e Karolinës së Veriut ka ngritur akuzat për dy vajza, Michaela Pearson dhe Candice Little, pasi hodhën një video në rrjetin social Snapchat ku shiheshin duke i dhënë një cigare me përmbajtje droge tre fëmijëve.

Dy nga fëmijët ishin 2 dhe 3 vjec, ndërsa më i vogli 18 muajsh dhe besohet se ju është dhënë marijuanë nga të rejat të cilat shihen në video duke qeshur me veprimin e tyre madje e kanë hedhur dhe me vetëdije të plotë në rrjetet sociale, duke menduar se ishte një gjë argëtuese për tu ndarë me ndjekësit e tyre. Shumë pak kohë pasi xhirimi doli në Snapchat dhe pastaj u shpërnda në mënyrë masive i pancensuruar në Facebook, autoritetet vendase reaguan dhe i arrestuan vajzat. Ndërkohë që fëmijët u dërguan në spital dhe janë duke u trajtuar, autoret e këtij veprimi të cilësuar si “skandaloz” ndodhen në paraburgim dhe shpejt do përballen me akuzat për “abuzim me minorenë” dhe “kontribut për kriminalizimin e minorenëv”, sipas ligjit të vendit të tyre.

Ndjekësit dhe përdoruesit e rrjeteve sociale të cilët janë mësuar të shohin shpesh veprime të papërgjegjshme nga njerëzit nëpër postime të ndryshme kësaj rradhe nuk kanë qëndruar në heshtje por e kanë dënuar veprimin duke u shprehur se kalon cdo kufi dhe duhen dënuar si cdo krim tjetër.