Enki Braçaj, moderatorja e njohur shqiptare e ftuar në emisionin “Expuls” ka dhënë lajmin e bukur se është fejuar. Ajo tregoi se partneri i saj merret me biznese dhe janë njohur në ashensorin e pallatit të Enkit.
Moderatorja ndau dhe disa foto nga ceremonia e shkëmbimit të unazave duke u shprehur se është shumë e lumtur.
“Jemi njohur në ashensorin e pallatit tim. Ai kishte kushëririn në pallatin tim. Unë isha me rroba gjumi, pa lyer. Më shkruajti në Instagram: Pse kështu dalin vipat nga shtëpia? Më kishte shkruar edhe para 1 viti, 2 vitesh, më kishte lutur vazhdimisht. Më ftoi për drekë dhe thashë jam që jam po ha një drekë. Që prej asaj dite nuk u ndamë më. Kemi 1 vit bashkë”, tregoi Enki.