“UNË DO TA NDJEKË ESKORTË”/ Klevio “kërcënon” Noizyn me babin e tij: Babi jot ishte king… (VIDEO) – AlpeGossip
“UNË DO TA NDJEKË ESKORTË”/ Klevio “kërcënon” Noizyn me babin e tij: Babi jot ishte king… (VIDEO)

“UNË DO TA NDJEKË ESKORTË”/ Klevio “kërcënon” Noizyn me babin e tij: Babi jot ishte king… (VIDEO)

Pamjet e rënda të sherrit midis reperit Noizy dhe Klevio Ahmetit, i njohur për të gjithë si Cllevio Serbiano kanë bërë xhiron e rrjetit ditët e fundit.

Mëngjesin e sotëm një sasi lënde plasëse i është vendosur lokalit të reperit të njohur në Durrës. Sherri brutal midis dy reperave erdhi si pasojë e ofendimeve në rrjetet sociale para disa kohësh. Mirëpo, detaje të reja kanë dalë nga kjo histori. Një vitë më parë Klevio ka publikuar një video ku ndjek pas babin e Noizyt me makinë, madje ndalon dhe e përshëndetë.

“ O xhaxh, po të përshëndes për qejf edhe unë jam një nga ata që djali jot se ka qejf fare, por ti je baba dhe e ke kampion djalin pavarësisht se ne në rrugë. Unë jam Cllevio Serbiano respekte,”-dëgjohet ta përshëndesë Klevio babain e Noizyt në video.

Nga pamjet babai i reperit ka ndaluar makinën dhe e ka dëgjuar, por nuk ka reaguar, vetëm ka bërë një shenjë ok me gisht.

 

VIDEO

Klevio Ahmeti nuk mbaron me kaq, ai vazhdon në video t’i drejtohet Noizyt duke e “kërcënuar” që ai vjen e të gjen kudo.

“Kupto ti, o Noizy. Babi pra, babi jot. Ishte king edhe unë e kam babin king. Ky jam unë pantera që vij e të gjej,”-thotë reperi.

Më tej ai e përfundon videon duke ndjekur nga pas makinën e babait të Noizyt deri tek shtëpia e tij.

“Hape krahun të kalojë babi i Noizyt dhe unë do ta ndjekë eskortë. Edhe është në besë time derisa të vijë të shtëpia jote,”-përfundon Klevio.