Vdes ‘Bond Girl’ e parë, në moshën 90 vjeçare – AlpeGossip
Vdes ‘Bond Girl’ e parë, në moshën 90 vjeçare

Vdes ‘Bond Girl’ e parë, në moshën 90 vjeçare

Vdes në moshën 90 vjeçare aktorja britakine Eunice Gayson, e njohur si “Bond Girl” e parë në serinë e filmave 007. Lajmi bëhet i ditur nga BBC.

Gayson interpretoi rolin e Sylvia Trench, përkrah Sean Connery-t në filmin e parë të sagës, që mbante titullin ‘Dr.No’, në vitin 1962.

Lindur në Surrey në 1928-n, ka qenë e vetmja “Bond Girl” që mori pjesë në dy filma të serisë.Aktorja kontribuoi në krijimin e slloganit më të njohur të spiunit: “Bond, James Bond” dhe një gjë të tillë e ka rrëfyer vetë aktorja.

Gjatë lojës me letra në një casino, në momentin e prezantimit, Connery duhet të thoshte ’emri im është Bond, James Bond’, por gaboi disa herë duke thënë “Sean Bond” apo “James Connery”.

Kështu, aktorja Gayson, me sugjerimin e regjisorit, mori kolegun për të pirë diçka dhe arriti ta qetësonte. Vetëm pas kësaj, u arrit xhirimi i skenës.