“VELVET ROPE”/ Rita Ora publikon këngën më të re (VIDEO) – AlpeGossip
“VELVET ROPE”/ Rita Ora publikon këngën më të re (VIDEO)

“VELVET ROPE”/ Rita Ora publikon këngën më të re (VIDEO)

Është një nga këngëtaret më të suksesshme në tregun muzikor ndërkombëtar. Rita Ora nuk adhurohet vetëm nga shqiptarët, por edhe nga yjet më të mëdhenj të Hollywood.

Ora publikoi për adhuruesit e saj këngën e re që titullohet “Velvet Rope”, e cila është publikuar pa ‘video-klip’ në kanalin YouTube, në versionin ‘audio me tekst’. Kënga është baladë e lehtë, ku shoqërohet me melodi të thjeshtë, kor dhe orkestër.

Albumi i ri “Phoenix” i Rita Orës do të publikohet më 23 Nëntor.

Ndryshe, Rita para një muaji erdhi me këngën ‘Let You Love Me’, ku u prit mjaft mirë nga fansat e saj.

Kujtojmë që këngëtarja shqiptare ka konfirmuar se në mars të vitit tjetër, do të realizojë turneun e saj gjigant të koncerteve anë e mbanë botës.