VËMENDJE VAJZA/ Këto janë 8 gabimet trashanike që bëjmë kur lyejmë flokët – AlpeGossip
VËMENDJE VAJZA/ Këto janë 8 gabimet trashanike që bëjmë kur lyejmë flokët

VËMENDJE VAJZA/ Këto janë 8 gabimet trashanike që bëjmë kur lyejmë flokët

Të lyesh flokët mund të duket shumë e thjeshtë, por në fakt i gjithë procesi është një skencë më vete. Ka disa gjëra që duhet të marrën në konsideratë, përpara se të bësh ndryshimin madhor tek ngjyra e flokëve. Më poshtë, ju rendisimin disa nga gabimet më të zakonshme që bëhen kur vendosim të lyejmë flokët.

Ndryshojmë ngjyrën e flokëve nga e errëta në të çelët shumë shpejt

Duhet shumë durim! Në rastet, kur duam të heqim përfundimisht dorë nga look-u i errët dhe të përqafojmë tonet e bjondes, duhet të marrim parasysh se ky process nuk ndodh sa hap e mbyll sytë, pasi mund të duhen disa muaj, për të realizuar ngjyrën perfekte.

Zgjedhim ngjyrat që i ikën menjëherë shkëlqimi

Ngjyrat si e kuqja, apo roza e humbasin shumë shpejt shkëlqimin dhe shkarkojnë pas çdo larje. Ndaj gjithmonë duhet të hedhim sytë tek tonet më të errëta të së kuqes, të cilat rezistojnë më gjatë.

Presim më shumë se 6 – 8 javë për të lyer rrënjën

Ekspertët shprehen se kur bëhet fjalë për të lyer rrënjët, gjithmonë e neglizhojmë, derisa të gjitha flokët bëhen për t’u lyer nga e para. Por kjo nuk është vetëm një torturë për parukjerin, por edhe për flokët. Ndaj vizitoni më shpesh parukjerin, për të zgjidhur trajtuar me shumë dashuri rrënjët.

Nuk ndryshojmë shampon dhe zbutësin

Nëse kemi lyer flokët, duhet medoemos të ndryshojmë edhe shampon dhe zbutësin, që janë krijuar enkas për flokët e lyer. Në këtë mënyrë, flokët do të jenë më të shëndetshëm, si edhe ngjyra zgjt më shumë.

Nuk zgjedhim asnjëherë të shkojmë tek eksperti

Gabimi më i madh që bëjmë është se kursejmë para dhe nuk zgjedhim asnjëherë të shkojmë tek parukjeri që do na e qajë ngjyrën e flokëve. Ndaj, është shumë e rëndësishme të keni besim tek personi që do t’ju prekë flokët!

Kur lyejmë flokët nuk e marim parasysh ngjyrën e lëkurës

Është A-ja kur zgjedhim ngjyrën e duhur të flokëve. Asnjëherë mos vendosni bazuar nga pëlqimet personale, pa u konsultuar më parë me një ekspert nëse ngjyra që ju preferoni shkon me tiparet tuaja dhe ngjyrën e lëkurës.

Përdorim shumë produkte të nxehta

S’kemi faj! Të rrish larg pjasterit apo mashës, është një torturë më vete, sepse nuk mund të trembim kolegët në punë, me flokët natyrale në formën e luanit. Por sipas ekspertëve, duhet bërë kujdes me produktet e nxehta tek flokët, sidomos nëse jemi bjonde.

Nuk i presim flokët aq sa duhet

Ngjyra e flokëve dobëson flokun, ndaj ekspertët sugjerojnë t’i shkurtojmë çdo dy muaj, për të qenë më të shëndetshëm dhe të gjatë.