Vera ka mbërritur dhe tashmë të gjithë kanë filluar të ndryshojnë garderobën e të nxjerrin rrobat më të bukura. Një nga veshjet më të zakonshme të verës janë pantallonat e shkurtra. Në këto ditë të nxehta vere zgjidhja më e lehtë dhe e thjeshtë janë pikërisht këto pantallona. Mund t’i gjeni në versione të ndryshme, material xhinsi ose me ngjyra të shumëllojshme. Madje mund të kombinohen lehtësisht me një bluzë ose kanatiere dhe mund të dukesh sportive dhe klasike njëkohësisht, në varësi të stilit që kërkon. Megjithatë nëse nuk keni gjetur ende modelin e përshtatshëm të pantallonave të shkurtra për këtë verë, vajzat e njohura shqiptare gjenden gjithmonë aty për t’u dhënë një ide. Këto janë disa nga modelet më të bukura të pantallonave që kemi parë deri më tani për verën e këtij viti.
Lori Hoxha
Enca
Luana Vjollca
Armina Mevlani
Xhesika Berberi
Beatrix Ramosaj
Marina Vjollca
Nevina Shtylla
Kiara Tito
Fatma Methasani
Tuna
Linda Jarani
revistawho.com