Edhe Jonida Maliqi në hapat e Kim Kardashian! Këngëtarja bën ndryshimin drastik – AlpeGossip
Edhe Jonida Maliqi në hapat e Kim Kardashian! Këngëtarja bën ndryshimin drastik

Edhe Jonida Maliqi në hapat e Kim Kardashian! Këngëtarja bën ndryshimin drastik

Jonida Maliqi është një nga këngëtaret që ka bërë më së shumti ndryshime në pamje, e kemi parë me flokë bjonde, të kuqe, të gjata e të shkurtra fare, mirëpo prej disa kohësh Jonida i ka qëndruar besnike flokëve ngjyrë çokollatë.

Mirëpo me ndryshimin e stinëve, edhe këngëtarja e hitit “N’errësirë” duket se ka vendosur të ndryshojë pamje. Në një postim në “Instastory”, Jonida ka zbuluar se i është rikthyer flokëve bjondë, madje i ka shkruar edhe më shumë.

Pak javë më parë, Jonida Maliqi u rikthye në muzikë me një produksion muzikor pas një mungesë prej tre vitesh. Kënga e saj “N’errësirë” është pritur mjaft mirë nga publiku.