“Vesin” më të keq që paska Ermali në Xing, e zbulon ai që fshihet pas tij: Ai është shumë… – AlpeGossip
“Vesin” më të keq që paska Ermali në Xing, e zbulon ai që fshihet pas tij: Ai është shumë…

“Vesin” më të keq që paska Ermali në Xing, e zbulon ai që fshihet pas tij: Ai është shumë…

Të gjithë e njohin sot Sony NRG, ish-anëtarin e grupit të famshëm “The Dreams” dhe komedianin e gazetarin e “Xing me Ermalin” që prej sezonit të parë të tij. Mik i hershëm me aktorin dhe moderatorin që në vitet e grupit të njohur muzikor, por edhe personazh i dashur për publikun edhe pas ndarjes së tij, Sony ka fituar vëmendjen e të gjithëve sidomos me intervistat në rrugë apo me kamerat e fshehta dhe origjinale që realizon javë pas jave.

Bashkëpunimi me Ermalin për programin i erdhi në kohën e duhur. Ishte propozimi i moderatorit të njohur ai që e solli Sony-n sërish në ekran, edhe pse prej vitesh ishte mësuar me programet e radios. Sot, i ftuar në “Rudina”, Sony zbuloi edhe si u gjend sërish me Ermalin dhe si është të punosh me të.

Duke kujtuar me nostalgji kohën e artë të atyre viteve, Sony tregon se njohja e hershme me Ermalin ka lehtësuar edhe punën e tyre sot. Por nuk preferon të nxjerrë ndonjë ves të mikut të tij. Pyetjes së Rudinës çfarë do të donte të ndryshonte tek Ermali, Soni i përgjigjet me sheqer: “Ndoshta do të doja të bëhej pak më i keq, që ne të punojmë më shumë…”

Dhe më tej shton se Ermali është korrekt, të ndihmon, është bashkëpunues, i fton për drekë e për darkë kolegët e tij, por: “Ermali ka një gjë. Nëse nuk punon, nëse e thyen kodin, ligjin, mendoj se bie shpejt…”

Ermali është i rreptë në punë. Këtë e kemi kuptuar nga ata që kanë punuar me të e janë larguar prej andej… Por ja që edhe Sony e konfirmoi. Ermali nuk ta zgjat shumë… Sony e tha.