VETËM ME KËTO PËRBËRËS/ Thuajini lamtumirë zbokthit dhe rënies së flokëve – AlpeGossip
VETËM ME KËTO PËRBËRËS/ Thuajini lamtumirë zbokthit dhe rënies së flokëve

VETËM ME KËTO PËRBËRËS/ Thuajini lamtumirë zbokthit dhe rënies së flokëve

Zbokthi është një dukuri shumë e pakëndshme që prek si femrat dhe meshkujt. Ai shkaktohet nga një mikroorganizëm parazitar, një kërpudhë e lëkurës e quajtur Malassezia globosa. Kur kjo kërpudhë ndodhet në sasi të mëdha ose kur njeriu është tepër i ndjeshëm ndaj saj, lëkura kundërvepron duke krijuar zbokth në skalpin e kokës. Ndonjëherë zbokthi mund të shoqërohet edhe me kruajtje ose në rastin më të keq me ekzemë zbokthi. Përveç shampos anti-zbokth, ju mund të përgatisni në shtëpi disa

Përbërësit që ju nevojiten për këtë maskën  janë: 1 lugë çaji sodë buke, 2 lugë gjelle kanellë dhe 1 filxhan çaji uthull molle.

Fillimisht duhet të ngrohni uthullën e mollës. Shtoni kanellën dhe sodën e bukësdhe vazhdoni përzierjen derisa të formohet një masë kremoze. Aplikoni masën e përgatitur në skalpin e kokës me ndihmën e një furçe ose sfungjeri. Masazhojeni për 5 minuta me lëvizje rrethore. Lëreni të veprojë nga 30 deri në 60 minuta dhe lani kokën si zakonisht. Për rezultatet më të shpejta dhe dobiprurëse përdorni maskën e mësipërme dy herë në javë.