“QENKA I MIRË LEGENI”/ Reagimi epik i babait të Jori Dellit për këngën e të dashurit të saj – AlpeGossip
“QENKA I MIRË LEGENI”/ Reagimi epik i babait të Jori Dellit për këngën e të dashurit të saj

“QENKA I MIRË LEGENI”/ Reagimi epik i babait të Jori Dellit për këngën e të dashurit të saj

Jori Delli prej disa kohësh është duke shijuar romancën e saj me reperin e njohur italian, Fred De Palma, me të cilin ka nisur edhe bashkëjetesën.

Dyshja, e cila është shndërruar në një prej çifteve më të preferuara të momentit, vijon të shfaqet më e dashuruar se kurrë në rrjetet sociale.

Fred De Palma ka publikuar së fundmi një këngë të re dhe pjesë e saj në një mënyrë është edhe modelja. Ajo nuk është pjesë e videoklipit dhe as nuk këndon, por zëri i saj shfaqet në hyrje të këngës si pjesë e një telefonate, ku ajo në shqip thotë:

Alo! Ku je? Më mungon. Mezi pres të të takoj!

Në mediat sociale ndjekësit e kanë komplimentuar dhe komentuar pozitivisht. Por, reagimin më epik e ka patur babait i Jorit. Kjo e fundit ka postuar një video në TikTok, ku i tregon të atit këngën dhe reagimi i tij është shumë i letezshëm. Pasi dëgjon këngën, ai shprehet i buzëqeshur:

Qenka i mirë legeni! Bravo, legeni!