110-VJETORI I PAVARËSISË/ Rita Ora uron 28 Nëntorin: Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri – AlpeGossip
110-VJETORI I PAVARËSISË/ Rita Ora uron 28 Nëntorin: Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri

110-VJETORI I PAVARËSISË/ Rita Ora uron 28 Nëntorin: Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri

Mes urimesh të shumta për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ka tërhequr vëmendje edhe ai i këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Ajo ka postuar një fotografi nga performanca e saj e fundit në Shqipëri gjatë shtatorit të këtij viti teksa shihet e veshur kuq e zi në skenë.

Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri”, ka shkruar Rita përmbi foton në Instastory.

Kujtojmë që këngëtarja tjetër e famshme shqiptare, Dua Lipa sonte do të mbaj një koncert në sheshin “Skënderbej” në Tiranë që do të shënojë edhe përmbylljen e turneut të saj “Future Nostalgia”