“23-vjeçarët më të suksesshëm të momentit”/ Dua Lipa në “Billboard” me dy këngëtarët e njohur – AlpeGossip
“23-vjeçarët më të suksesshëm të momentit”/ Dua Lipa në “Billboard” me dy këngëtarët e njohur

“23-vjeçarët më të suksesshëm të momentit”/ Dua Lipa në “Billboard” me dy këngëtarët e njohur

Dua Lipa ka arritur të renditet ndër këngëtarët më të mira momentit dhe pavarësisht se është shumë e re në moshë numëron disa çmime shumë të rëndësishme në karrierë. Për të folur për rëndësinë e çmimeve, famës dhe për ‘Grammy Awards’, Dua së bashku me Post Malone dhe Ella Mai, janë bërë pjesë e kopertinës së ‘Billboard’.

Të tre artistët janë vetëm 23-vjeç dhe janë zërat më premtues në muzikë. Dua dhe dy artistët e tjerë kanë treguar se çmimet kanë shumë rëndësi në karrierën e tyre muzikore, duke qenë se ata po bëjnë pak kohë që janë bërë pjesë e tregut. Ndërsa përsa i përket çmimeve ‘Grammy’, këngëtarja shqiptare ka thënë se gratë kanë nevojë për një prezantim më të mirë dhe mundësi të barabarta.

Gjithashtu Dua është shprehur shumë e lumtur që ka dy nacionalitete, si kosovare dhe angleze. Ajo ka treguar se kur ka hedhur në treg këngën e saj të parë të gjithë mbështetjen e ka marrë nga Kosova. Për këtë arsye ajo do të donte që fitoret e saj të shërbenin si një motivim për të gjitha vajzat që vijnë nga vende si Kosova, për të treguar se nëse ke diçka në mendje mund ta arrish.