ÇIZMET E GJATA, “TRENDI” QË NUK IKËN KURRË/ Zbuloni disa nga kombinimet e vajzave të ekranit – AlpeGossip
ÇIZMET E GJATA, “TRENDI” QË NUK IKËN KURRË/ Zbuloni disa nga kombinimet e vajzave të ekranit

ÇIZMET E GJATA, “TRENDI” QË NUK IKËN KURRË/ Zbuloni disa nga kombinimet e vajzave të ekranit

Kur dimri dhe i ftohti mbizotërojnë në ditët tona, ka vetëm një model këpucësh që mund t’ju shpëtojë. Këto janë çizmet e gjata të cilat do të vazhdojnë të jenë trend edhe për vitin 2018.

Me këto çizme të cilat mbulojnë këmbët deri lart, ju do të ndiheni ngrohtë dhe njëkohësisht plot stil. Nëse ju hidhni një sy fotove të vajzave të ‘showbiz’-it shqiptar ju do të mësoni një larmishmëri kombinimesh. Gjëja e mirë është se këto çizme përshtaten me çdo stil.

Mund të vishen me funde të shkurtër, këmisha të gjata apo edhe me xhinse. Ne ju tregojmë disa ide, ndërsa zgjedhjet bëjini vetë.