“DUA MË TË MIRËN PËR SELENA GOMEZ”/ Justin Bieber flet për ish të dashurën e tij – AlpeGossip
“DUA MË TË MIRËN PËR SELENA GOMEZ”/ Justin Bieber flet për ish të dashurën e tij

“DUA MË TË MIRËN PËR SELENA GOMEZ”/ Justin Bieber flet për ish të dashurën e tij

Edhe pse çifti janë larguar nga njëri-tjetri, Justin Bieber ka ende një vend të veçantë në zemrën e tij për këngëtaren, Selena Gomez.

“Justin gjithmonë do të kujdeset për Selenën”, tregon një burim i afërt me Bieber pas lajmit për shtrimin e fundit të Gomez.

“Është e vështirë për të që të dëgjojë se nuk është mirë. Ata kanë qëndruar për një kohë së bashku dhe Justin ishte shumë i lumtur pranë Selenës. Ai dëshiron më të mirën për Selenën. Dëshiron që ajo të jetë e lumtur dhe e shëndetshme “, vazhdon burimi.

Të enjten çifti u larguan nga shtëpia e pastorit, ylli i popit gjithashtu u fotografua atë ditë duke përqafuar miqtë.

Një burim i konfirmuar për PEOPLE të mërkurën tha se Gomez, 26 vjeçe po kërkon trajtim pasi kohët e fundit vuan nga një gjendje e keqe emocionale.

Pas ndarjes nga Selena Gomez, Justin po kalon çaste të mira pranë Hailey Baldwin të cilët janë në prag të martesës.