“DO BËHESH BABA”/ Reagimi i papritur i burrit të Eminës kur mësoi se ajo është shtatzënë – AlpeGossip
“DO BËHESH BABA”/ Reagimi i papritur i burrit të Eminës kur mësoi se ajo është shtatzënë

“DO BËHESH BABA”/ Reagimi i papritur i burrit të Eminës kur mësoi se ajo është shtatzënë

Emina Çunmulaj dhe Sam Nazarian janë prej disa vitesh bashkë teksa 3 vite i kanë martesë nga e cila kanë dy vajza të vogla. Sot në “Xing me Ermalin”, Emina ka treguar për herë të parë si reagoi bashkëshorti i saj kur ajo ishte shtatzënë dhe surpriza që i bëri për t’i dhënë lajmin.

“Disa javë pas martesës, burri kishte 40-vjetorin. Isha shtatzënë por nuk ja tregoja. Kisha 10 ditë që e kisha mësuar. Kisha organizuar një darkë me familjen e shoqërinë, kisha bërë një poster dhe kisha shkruar ‘Gëzuar ditëlindjen baba i ardhshëm’.

Mora mikrofonin, i shpreha dashurinë dhe i thashë nuk të kam sjellë dhuratë por kam diçka më speciale. Hapa posterin dhe ai kur e pa ngeli me gojën hapur. ‘Do bëhesh baba’ i thashë. Ai u çudit. Kaloi një javë dhe prapë pyeste ‘Me të vërtet je shtatzënë?’. Ju bë shumë qejfi por në fillim u shokua”, tregoi Emina.