UNIKKATILI THUMBON NOIZYN/ Ja postimi i cili u fshi menjëherë (FOTO) – AlpeGossip
UNIKKATILI THUMBON NOIZYN/ Ja postimi i cili u fshi menjëherë (FOTO)

UNIKKATILI THUMBON NOIZYN/ Ja postimi i cili u fshi menjëherë (FOTO)

Një javë më parë këngëtarja e njohur Enca dhe reperi Don Phenom publikuan bashkëpunimin e tyre të parë “Kujt po i han”, i cili u prit shumë mirë nga fansat dhe brenda pak ditësh ka mbledhur plotë 1.8 milion klikime në Youtube.

Mirëpo ky bashkëpunim nuk u prit aspak mirë nga ana Noizyt, i cili e ka ironizuar Encën dhe e ka krahasuar atë me një lopë. I menjëhershëm ishte reagimi i këngëtares e cila në një foto e krahasoi reperin me një majmun të mërzitur dhe më vonë në një video shfaqej duke nxjerr gishtin e mesit në një nga posterat e Noizyt.

Pjesë e këtij sherri u bënë edhe Oriola Marashi, këngëtari Stresi dhe së fundmi Unikatili, i cili ka habitur me postimin e tij të fundit. Në një foto , shihet se reperi ka thumbuar Noizyn duke shprehur publikisht mbështetjen për Encën dhe Don Phenom.

Ndonëse postimi u fshi menjëherë nga ana e Unikatilit, Enca ka arritur ta ruaj dhe e ka ripostuar në profilin e saj.