AS LEDIONI DHE AS ARBANA/ Ja kush moderatore pritet të prezantojë ”Big Brother Vip” (FOTO) – AlpeGossip
AS LEDIONI DHE AS ARBANA/ Ja kush moderatore pritet të prezantojë ”Big Brother Vip” (FOTO)

AS LEDIONI DHE AS ARBANA/ Ja kush moderatore pritet të prezantojë ”Big Brother Vip” (FOTO)

Është folur shumë lart e poshtë në mediat online që këtë vit do të fillojë “Big Brother Albania VIP”, por deri tani s’ka patur gjë zyrtare. Dhe sigurisht që kurioziteti ka qenë i madh te publiku, të cilët donin të dinin se kush do ta prezantojë. Menjëherë mendja të shkon te emrat e njohur si Arbana Osmani, Ledion Liço e Luana Vjollca, u përfol edhe Dojna Mema, por që nuk ka patur asnjë konfirmim.

Ndërkohë, sipas zërave të fundit, flitet për një emër surprizë, që do i besohet drejtimi i këtij reality show dhe fjala është për drejtuesen aktuale të programit të mëngjesit “Wake up”, Oriela Nebiaj, sipas panoramaplus. Moderatorja, e cila u kthye në studio pas një vere me intervistat “live” me personazhe të njohur gjatë programit “Pushime on Top”, mesa duket, do të provojë një tjetër natyrë formati në televizion, që pritet të nisë transmetimin fillimin e vitit që vjen.

Kujtojmë që vetë “Top Channel” e publikoi spotin e këtij projekti në janar. Ky spot zbuloi dhe filozofinë apo formulën e show-t, që pas një dekade eksperiencë me protagonistë njerëz të zakonshëm, për herë të parë do të ketë si banorë personazhe të famshëm të showbiz-it, që bëjnë karrierë në fusha të ndryshme.

Nuk e dimë se sa të vërteta janë këto zëra, por mbetet për t’u parë se kush do të jenë emrat e njohur që do të pranojnë të bashkëjetojnë me miqtë apo rivalët e tyre, e për më tepër që do të rrëfejnë jetën personale në publik.