“ÇA BËHET KËSHTU”/ “Shërthen” keq Roza Lati: Ngrijeni zërin o milet (FOTO) – AlpeGossip
“ÇA BËHET KËSHTU”/ “Shërthen” keq Roza Lati: Ngrijeni zërin o milet (FOTO)

“ÇA BËHET KËSHTU”/ “Shërthen” keq Roza Lati: Ngrijeni zërin o milet (FOTO)

Roza Lati është një nga moderatoret shqiptare e cila nuk nguron aspak ti thotë gjërat troç. Gjithashtu ajo njihet si një mbrojtëse e të drejtave të kafshëve dhe gjithnjë e ngre zërin për çështje që kanë të bëjnë me to.

Disa ditë më parë “Daily Mail” publikoi pamje nga kopshti zoologjik i qytetit të Fierit ku kafshët aty ndodheshin në gjendje të mjerueshme. Lajmi mori “dhenë” dhe mbarë publiku filloi të kritikojë mbajtësit e tyre.

Sigurisht që pas kësaj nuk mund të mos reagonte as Roza e cila ka ndarë një sërë fotosh me ndjekësist e saj ku fliste për këtë fenomen duke i bërë thirrje njerëzve të sensibilizohen e të mos i lejojnë poshtërsi të tilla. Të shumta ishin dhe reagimet e fansave të cilët i tregonin detaje si dhe e përkrahnin në fjalët e saj.