MODERATORJA ME ZEMËR TË MADHE/ Tregon kujdes të veçantë për fëmijën e komunitetit rom (FOTO) – AlpeGossip
MODERATORJA ME ZEMËR TË MADHE/ Tregon kujdes të veçantë për fëmijën e komunitetit rom (FOTO)

MODERATORJA ME ZEMËR TË MADHE/ Tregon kujdes të veçantë për fëmijën e komunitetit rom (FOTO)

Shpesh personazhet e njohur bëhen pjesë të ndihmave humanitare, për të dhënë diçka nga vetja në ndihmë të personave në nevojë.

Ndonjëherë mjafton një ndihmë ose gjest i vogël për të bërë të lumtur dikë. I tillë është edhe rasti i moderatores së njohur, Fjoralba Ponari. Dikush nga ndjekësit e saj në ‘Instagram’ e ka komplimentuar për kujdesin që ka treguar ndaj një fëmije të komunitet rom.

Fjoralba nuk ka nguruar që të publikojë edhe një fotografi me fëmijën në fjalë dhe të tregojë diçka më tepër nga miqësia që ka krijuar me të. Madje moderatorja i ka premtuar se nëse do të dalë me të gjitha notat 10-ta në shkollë do t’i blejë edhe në violinë.

“Ky është Eljo. Është në klasë të katërt dhe bashkë kemi bërë një pakt: një dëftesë me 10 kundrejt një violine”, – ka shkruar Fjoralba bashkangjitur fotografisë së mikut të saj të vogël.

Kujtojmë se shumë shpejt Fjoralbën do ta shohim sërish në ekranin e ‘Top Channel’, si drejtuese e një emisioni të ri që pritet ta zbulojmë edhe për pak kohë.