6 javë nga dimri dhe s’na durohet të provojmë këto trende të reja të makeup-it – AlpeGossip
6 javë nga dimri dhe s’na durohet të provojmë këto trende të reja të makeup-it

6 javë nga dimri dhe s’na durohet të provojmë këto trende të reja të makeup-it

Kemi edhe gjashtë javë të fuqishme dimri që na presin, por kemi vendosur ta shohim gotën gjysmë plot dhe të emocionohemi për trendet e reja të makeup-it që na presin në pranverë.
1. Sy smokey në lejla

Nuancat e ngjyrës lejla janë kthyer fuqishëm këtë sezon, por na besoni kur ju themi se nëse eksperimentoni me një sy smokey në ngjyrë lejla do nxirrni më të mirën e mundshme nga kjo ngjyrë.

2. Highlighter në ngjyrë bronxi

‘Roza e artë’ është ngjyra e këtij viti që mund ta përdorni në mollëza dhe zonën e syve dhe do dukeni sikur keni dalë nga perëndimi i diellit.

3. Buzë të errëta

Me rritjen e temperaturave, tundohemi t’i lemë mënjanë ngjyrat e errëta, por këtë sezon zgjedhim pigmente të forta, ngjyrë kumbulle dhe qershie në mat.

4. Blu metalike

Bluja mbretërore dhe xixat bashkë përbëjnë kombinimin më të bukur, një rikthim i përkyer i viteve ’80. Thjesht përpiquni të mbani neutrale pjesën tjetër të grimit.

5. Faqe të kuqe

Faqet rozë do të zëvendësojnë konturet e theksuara dhe fondatinat super-mat. Aplikoni rouge-in në faqe, majën e hundës dhe mbi buzë dhe vendosni sipër pak highlighter.

6. Sy maceje

Edhe pse syri i maces vazhdon të jetë në modë, këtë herë do të rikthehet me më shumë forma. Kjo pranverë peneli do të rikthehet me kënde të mprehta dhe tonalitete mat.