E dashura i kërkon një ese pse duhet t’i bëjë seks oral. Ai e shkruan! – AlpeGossip
E dashura i kërkon një ese pse duhet t’i bëjë seks oral. Ai e shkruan!

E dashura i kërkon një ese pse duhet t’i bëjë seks oral. Ai e shkruan!

Një djalosh amerikan me emrin “Man Candy” ose nëse mund ta përkthejmë si “karamelja ime”, në telefonin e të dashurës ka shkruar një ese për të, për t’i treguar se pse ajo duhet t’i bëjë atij seks oral.

Eseja është publikuar nga vetë vajza bashkë me shkëmbimin e mesazheve me të dashurin e saj.

Eseja madje është krijuar me citime, format faqeje zyrtar, duke respektuar çdo rregull e normë akademike të shkrimit të një eseje.

Përgjatë shkrimit, djali shpjegon në detaje se pse duhet seksi oral dhe efektet e tij pozitive për shëndetin fizik dhe atë mendor.

Me ironi në lajmin për të shkruhet se kjo tezë duhet të merret parasysh në tryezat akademike, por edhe ato të pornografisë, për të kuptuar efektet e seksit oral, të shkruara këto nga një djalë i përgatitur si ai për të cilin shkruhet artikulli.

“To blow or not to blow”, është fraza me të cilën nis eseja, duke dhënë përshtypjen e vargjeve të Shekspirit “Të rrosh apo të mos rrosh, kjo është çështja”, një fragment ky më tepër se ironik.

Në argumentet se pse duhet bërë seksi oral, djaloshi përmend rritjen e afrimitetit mes mashkullit dhe femrës, rritjen e vetëbesimit të femrës, lidhje më të madhe shpirtërore dhe fizike mes partnerëve.

Djaloshi madje në disa pjesë të tekstit u është referuar përfundimeve shkencore të disa universiteteve për të mirat e seksit dhe llojeve të tij mes partnerëve.

Djali dhe vajza dalin prej një viti bashkë dhe djali i kishte kërkuar asaj seks oral. Nuk dihet nëse ajo do të pranojë ta bëjë ose jo, pas gjithë kësaj pune kërkimore dhe shkrimi shkencor të tij.