Këngëtarja shqiptare e njohur si Nikka ka humbur sot gjyshin e saj. Ajo shkruan se i ndjeri do të mbetet gjithmonë në zemrat e familjarëve, pavarësisht ikjes nga kjo botë.
Nikka është një nga reperet më të njohura që ka korrur sukses në tregun kosovar. Ajo mbrëmjen e kaluar ka humbur një njeri të rëndësishëm në familjen e saj, gjyshin dhe për këtë ka bërë një postim në rrjetet sociale.
“Sot mbetëm pa ty gjyshi im, por përherë do mbetesh në zemrat dhe kujtimet tona. Të pushoftë shpirti babush,”- shkruna Nikka krahas lajmërimit të hidhur për gjyshin e saj.
Kujtojmë që reperja së fundmi ka publikuar këngën e saj “NinaNona”.