EDI RAMA DHE LINDA FESTOJNË PËRVJETORIN E MARTESËS/ 8 momentet më të bukura fotografike të çiftit – AlpeGossip
EDI RAMA DHE LINDA FESTOJNË PËRVJETORIN E MARTESËS/ 8 momentet më të bukura fotografike të çiftit

EDI RAMA DHE LINDA FESTOJNË PËRVJETORIN E MARTESËS/ 8 momentet më të bukura fotografike të çiftit

Edi Rama dhe Linda Basha (Rama) festojmë ditën e sotme 8 vjetorin e tyre të martesës. Dyshja i tha “po” njëri-tjetrit në 25 tetor të 2010-ës në një ceremoni me mbi 500 të ftuar të mbajtur në një nga restorantet e njohura të Tiranës.
Ndonëse lajmi i martesës asokohë doli rrufeshëm një javë përpara dasmës sepse Edi Rama dhe partnerja e tij Linda arritën ta mbanin historinë e tyre larg vëmendjes së publikut deri në momentin kur nisën të shpërndaheshin ftesat e para të martesës.

 

Sot 8 vite më pas, Edi Rama është kryeministër i vendit dhe nga martesa e tij me ekonomisten tiranase erdhi në jetë djali i tyre Zaho. Vogëlushi u lind më 24 korrik të 2014-ës dhe do siç u shpreh asokohe kreu i PS-së ishte i dëshiruar për çiftin dhe vinte pas dy fëmijëve që ata kishin nga marrëdhëniet e mëparshme: Rama djalin Greg dhe Linda vajzën Rea, tashmë të rritur.

Në këtë përvjetor të 8-të të martesës mes Edi Ramës dhe bashkëshortes Linda, Bordo.al ju sjell 8 momentet fotografike më të veçanta të çiftit duke nisur që nga puthja e martesës.