“MENDOJA SE DO I NDIHMONTE TRANSGJINORËT”/ Caitlyn Jenner del kundër presidentit Trump – AlpeGossip
“MENDOJA SE DO I NDIHMONTE TRANSGJINORËT”/ Caitlyn Jenner del kundër presidentit Trump

“MENDOJA SE DO I NDIHMONTE TRANSGJINORËT”/ Caitlyn Jenner del kundër presidentit Trump

Aktivistja transgjinore Caitlyn Jenner ka dalë kundër Presidentit Trump pas fjalëve të tij mbi të drejtat e personave transgjinorë.

Ish atletja olimpike dhe ylli i realitetit televiziv, “KUWTK” thanë se ajo kishte shpresë se do punonte me administratën e Donald Trump. Por në një intervistë, Caitlyn ka pranuar se ka gabuar.

“Realiteti është se komuniteti trans është duke u sulmuar pafundësisht nga ky president. Udhëheqësi i kombit tonë nuk ka treguar asnjë lidhje për këtë komunitet. Ai ka injoruar njerëzimin tonë dhe ka fyer dinjitetin tonë. Mendoja se Donald Trump do ndihmonte personat transgjinorë, por isha gabim”, tha ajo.

Presidenti është përballur me kritika të ashpra pasi e përditshmja ‘Neë York Times’ raportoi se qeveria mund të mohojë ndërrimin e gjinisë biologjike.

Kujtojmë se Caitlyn Jenner ka qenë burrë që mbante emrin Bruce dhe është babai i milionereve Kylie dhe Kendall Jenner.