LEDRI NËN KËRCËNIM? Shpërthen Faton Shoshi: Nuk ka bir nëne me ndalu…(FOTO) – AlpeGossip
LEDRI NËN KËRCËNIM? Shpërthen Faton Shoshi: Nuk ka bir nëne me ndalu…(FOTO)

LEDRI NËN KËRCËNIM? Shpërthen Faton Shoshi: Nuk ka bir nëne me ndalu…(FOTO)

Sherri mes OTR dhe Baba Stars është bërë “histori e vjetër”, por duket se papritur ishte Lumi B që u fut në mes fushë betejës duke u bërë ‘diss’ të dyja grupeve mjaft të njohura të repit shqiptar.

I ftuar në emisionin Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin, reperi u pyet edhe për mendimin e tij për grupet e famshme të reperëve në labelat si Baba Stars dhe OTR.

Deklarata e Lumit i ka pëlqeu aspak reperit Agon Amiga, pjesë e “Babastars” i cili regaoi nëpërmjet Instastories duke e quajtur Lumi B “tullmb” dhe më pas dhe ofendime të tjera.

Së fundmi është përfolur se edhe Ledri është përfshirë në sherret e Agonit dhe thuhej se mbrëmë ai ka performuar në Gjermani i rrethuar nga një numër i madh sigurimi.

I kontaktuar nga “Lajmi.net”, menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi mohoi që kjo të ishte e vërtetë dha tha: “Ledri nuk ka qenë i kërcënuar nga askush, kjo është gënjeshtër, ai ka performuar në Munchen dhe ka shkuar shumë mirë. Nuk kemi fare raporte me ta(Babastars), kjo është gënjeshtër, kush guxon me ndalu Ledrin të këndojë, nuk ka bir nëne”.