“NUK DOJA TA NDAJA ME BURRA TË TJERË”/ Rezart Veleshnja shpjegon pse e fshiu foton e të dashurës – AlpeGossip
“NUK DOJA TA NDAJA ME BURRA TË TJERË”/ Rezart Veleshnja shpjegon pse e fshiu foton e të dashurës

“NUK DOJA TA NDAJA ME BURRA TË TJERË”/ Rezart Veleshnja shpjegon pse e fshiu foton e të dashurës

Dy javë më parë, aktor i humorit Rezart Velshnja vendosi të na prezantojë me të dashurën. Duke qenë se për të dhe jetën e tij romantike shkruheshin gjëra të pavërteta, e mori vetë mbi supe detyrën e informimit të publikut. Shkurtimisht pasi e postoi, aktori e fshiu foton, por në internet, githçka është e përjetshme.

Në segmentin “Ndaje ose pije” në “Shiko kush luan”, Rezarti shpjegoi arsyet pas veprimit të tij, që për shumë njerëz, ishte konfuzues.

“Foton e hodha thjesht për të dhënë lajmin. Pasaj, unë kam hedhur shumë foto me femra të tjera në Instagram dhe s’më ka dhembur. Atë e hoqa se sikur s’po më pëlqente që po e ndaja me burra të tjerë që kam në Instagram. Atë që dua, e dua vetë, tha Veleshnja.

Ok, Rezart.

Në vijim, bëri sikur nuk donte të tregonte emrin e të dashurës. Zbuloi shkronjën e parë, një L, zbuloi të dytën, një O… tre sekonda më vonë, e tha të tërin. Quhet Lori.

Siç ju thamë në fillim, në internet, gjithçka është e përjetshme. Për këtë foto bëhet fjalë.

“Ujku, ujku, ujku! U bë nami me portalet, por në fakt kjo është ajo që unë kam ndjekur, kam studiuar dhe kam dashuruar, tha Sandër mafishja! U bëra vetë mafishe pas kësaj! Të dua bebushja ime!”