HUAZUAR NGA VITET 90’/ Këto xhaketa lëkure do t’ju bëjnë ta dashuroni vjeshtën – AlpeGossip
HUAZUAR NGA VITET 90’/ Këto xhaketa lëkure do t’ju bëjnë ta dashuroni vjeshtën

HUAZUAR NGA VITET 90’/ Këto xhaketa lëkure do t’ju bëjnë ta dashuroni vjeshtën

Për disa sezone radhazi në modë ishin xhaketat e lëkurës së stilit të motorristëve, të mbushura me tokëza dhe detaje që identifikoheshin më shumë si “Rock”. Këtë sezon duket se gjërat kanë ndryshuar, xhaketat e lëkurës tashmë po frymëzohen nga look- et ikonikë të aktoreve të famshme dhe kryesisht ai i vajzave të “Sex and the city”.

Nuk do të jetë më e nevojshme të blini një xhaketë të zezë, kafe apo të kuqe. Tani e tutje çdo ngjyrë është e përshtatshme në xhaketat e lëkurës. Huazuar nga vitet ’90, këto modele që po ju tregojmë mund t’i gjeni me shumë siguri edhe në garderobat e mamave tuaja.

Gjithashtu detajet që në vitet që lamë pas hezitonim t’i kishim në xhaketat tona, këtë vit janë një “Po” e madhe.

Kështu që mjafton që ju të zgjidhni modelin që ju shkon më shumë për shtat. Kombinimin dhe çdo gjë tjetër besojani rastësisë!