PROMOVOI LIRINË DUKE HEQUR NIQAB-IN/ Njerëzit “kryqëzojnë” markën e njohur – AlpeGossip
PROMOVOI LIRINË DUKE HEQUR NIQAB-IN/ Njerëzit “kryqëzojnë” markën e njohur

PROMOVOI LIRINË DUKE HEQUR NIQAB-IN/ Njerëzit “kryqëzojnë” markën e njohur

Një modele e njohur izraelite është kritikuar për xhirimin e një reklame në të cilën ajo heq niqab- in nga fyryra e saj duke thënë fjalët “liria është bazike”.

Reklama në fjalë është xhiruar për një markë të njohur veshjesh që numëron rreth 2.7 milionë ndjekës në Instagram dhe që kur është postuar online është cilësuar nga shumë përdorues të mediave sociale si “injorante” dhe “raciste”.

Arsyeja është e thjeshtë, pasi shumë njerëz mendojnë se liria nuk ka të bëjë me të mbajturin ose jo të një veshjeje, por me mundësinë për të veshur çfarëdolloj gjëje.

“Kjo është shumë e çuditshme, një modele që vesh një burka dhe flet për lirinë duke e hequr…A nuk është liri të veshësh çfarë të duash,” shkroi njëri nga komentuesit.

“Kjo fushatë publicitare supozohet të jetë kundër racizmit dhe pro mbëshetjes së lirisë. Qesharake sepse kjo është pikërisht e kundërta e mbështetjes së lirisë,”shkruan një tjetër.

Ndërsa një aktiviste për të drejtat e grave e përshkroi këtë reklamë si “tërësisht islamofobike”.

Aktualisht reklama në fjalë është fshirë nga mediat sociale, por mund të shihet ende në kanalin në Youtube të markës së veshjeve.