“STUDIO 2054″/ Pas postimit me flamurin autokton, Dua Lipa “rregullon” marrëdhëniet me Serbinë (FOTO) – AlpeGossip
“STUDIO 2054″/ Pas postimit me flamurin autokton, Dua Lipa “rregullon” marrëdhëniet me Serbinë (FOTO)

“STUDIO 2054″/ Pas postimit me flamurin autokton, Dua Lipa “rregullon” marrëdhëniet me Serbinë (FOTO)

Pak kohë më parë Dua Lipa nxiti reagime të shumta me një postim në rrjete sociale, ku shfaqej flamuri Authochthonous teksa jepte dhe shpjegimin e fjalës “autokton”.

Ky postim i Duas zemëroi ndjekësit serb e madje reaguan edhe personazhe të njohur serb, si këngëtarja Ceca apo Jelena Karleusa.

Megjithatë duket se tashmë gjakërat janë qetësuar, pasi në koncertin e saj të rradhës Dua ka ftuar edhe Serbinë të porosisë një biletë.

“Biletat e koncertit janë tani në dispozicion edhe për Hungarinë, Republikën Çeke, Greqinë, Kroacinë, Slloveninë, Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjë Hercegovinë, Sllovakinë dhe Bullgarinë! Porosit tuajën!”, shkruan Dua.

Koncerti do të titullohet “Studio 2054” dhe do të mbahet virtualisht.