I DHA FUND BEQARISË/ Brenda fejesës tradicionale të aktores së njohur turke (FOTO) – AlpeGossip
I DHA FUND BEQARISË/ Brenda fejesës tradicionale të aktores së njohur turke (FOTO)

I DHA FUND BEQARISË/ Brenda fejesës tradicionale të aktores së njohur turke (FOTO)

Aktorja e njohur e serialit “Zonja Fazillet dhe të bijat”, Deniz Baysal i ka dhënë fund beqarisë me solistin e grupit Kolpa, Baris Yurtçu, në një ceremoni tradicionale që u mbajt në Izmir, Turqi.

Çifti ndoqi të gjitha traditat siç e do zakoni. Deniz i shërbeu kafenë të fejuarit kur ai erdhi t’i kërkojë dorën, dhe dyshja vuri unazat duke i premtuar njëri-tjetrit dashuri të përjetshme.

Aktorja e njohur si Hazan në serialin që transmetohet në “Tring” ka publikuar në Instagram fotot nga momentet më të ëmbla.

Deniz dhe këngëtari i njohur kanë më shumë se një vit në një marrëdhënie me njëri-tjetrin.

Martesa, e cila është në planet e çiftit për verën e vitit 2019 është diskutuar edhe më herët, por si një vajzë romantike, Deniz ka kërkuar fillimisht një propozim nga ana e partnerit:

“Ndërsa unë si çdo vajzë tjetër, jam në pritje të një propozimi. Dikush që shkruan kaq këngë të bukura, duhet të dije edhe të organizojë një surprizë romantike”, ka thënë Baysal.