PAK MUAJ PARA SE TË BËHEN PRINDËR/ Almeda dhe Tolgahan blejnë vilën super-luksoze – AlpeGossip
PAK MUAJ PARA SE TË BËHEN PRINDËR/ Almeda dhe Tolgahan blejnë vilën super-luksoze

PAK MUAJ PARA SE TË BËHEN PRINDËR/ Almeda dhe Tolgahan blejnë vilën super-luksoze

Fëmija i parë i çiftit Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi do të pritet në një tjetër shtëpi dhe jo aty ku nisën të jetonin pas martesës çifti.

Dyshja romantike raportohet se ka blerë një super vilë në Çekmekoy, pasi u bë e ditur se janë në pritje të një djali.

Vila është 4-katëshe dhe është në qytetin e bukur të Stambollit, ndërsa mësohet se u ka kushtuar 4 milionë e 500 mijë lira turke.

Shtëpia do të ketë një kopsht të madh dhe pishinë fantastike që mund ta shfrytëzojnë edhe gjatë dimrit.

Gjithashtu dyshja janë në kërkim të një shtëpiakeje, si dhe të një mamie që do ta ndihmojë bukuroshen të rrisë djalin që do të vijë në jetë në 2019-n.

Çifti pritet të zhvendoset në shtëpinë e re në fund të këtij muaji, nëdrsa mësohet se në Çekmekoy kanë dhe familjarët.

Almeda së fundi nisi karrierën edhe në fushën e muzikës, pasi publikoi këngën e parë të titulluar “Alabama”. Ndryshe, Tolga është duke punuar në projekte të reja filmike.