Nga “engjëll” në një njeri që s’njihet, si përfundoi kështu kjo vajzë? (FOTO+16) – AlpeGossip
Nga “engjëll” në një njeri që s’njihet, si përfundoi kështu kjo vajzë? (FOTO+16)

Nga “engjëll” në një njeri që s’njihet, si përfundoi kështu kjo vajzë? (FOTO+16)

Nuk është hera e parë, e s’besojmë se do të jetë hera e fundit, kur reaksione dhe alergji të ndryshme na rrezikojnë jetën e në të njëjtën kohë, teksa përfundojmë në spital, na bëjnë të kuptojmë se sa e rëndësishme është çdo sekondë që jetojmë.

Ky është rasti i një gruaje, e cila kishte vendosur të lyente flokët në kushte shtëpie, por gjithçka doli jashtë kontrollit. “Viktima” është Lauren Woods, e cila publikoi në internet foto të gjendjes së saj pasi kishte aplikuar në lëkurë bojën “Clairol”.

Siç duket, boja i ka bërë alergji, edhe pse gruaja thotë se e ka testuar atë përpara se ta aplikonte në kokë. Ajo tha se koka e saj u fry dhe skalpi filloi të digjej prandaj shkoi menjëherë në spital.

Edhe pse u dërgua në shtëpi 2 herë për pak ditë, fytyra dhe koka e saj vazhdonin të qëndronin të fryra. Kur u zgjua mëngjesin e së dielës, nuk arrinin të hapnin sytë, prandaj shkoi për herë të tretë në spital.

Pasi mori steroide dhe tableta për alergjinë, ajo qëndroi në shtëpi për 7 ditë derisa pamja iu përmirësua.