SHEFI BËRI DEKLARATËN QË NXEHU FEMRAT/ Rihanna kritikon “Victoria’s Secret” – AlpeGossip
SHEFI BËRI DEKLARATËN QË NXEHU FEMRAT/ Rihanna kritikon “Victoria’s Secret”

SHEFI BËRI DEKLARATËN QË NXEHU FEMRAT/ Rihanna kritikon “Victoria’s Secret”

Rihanna dha mendimin e saj lidhur me debatet e nisura pas komentit të një prej shefave të “Victoria’s Secret”, lidhur me modelet e bëshme dhe ato trasngjinore.

Shefi i marketingut, Ed Razek, kërkoi falje të premten pasi tha se modelet transgjinore nuk bëhen pjesë e shfaqjes së përvitshme, pasi sfilata perceptohet si “fantazi”.

Më pas ai shtoi gjatë intervistës për “Vogue” se, “Victoria’s Secret” do të akuzohej sërish nëse do të krijonte një shfaqje aq gjithëpërfshirëse sa Rihanna.

Ishte ky momenti që e bëri këngëtaren të reagonte. Ajo u etiketua në një postim, ku shkruhej:

“Shembulli pse markat duhet të jenë të kujdesshme kur publikojnë mendimet e drejtorëve. Sidomos kur është një burrë 70 vjeç që jeton në të kaluarën. Faleminderit Zotit, Rihanna na solli “SavageXFenty” këtë vit me vëmendje dhe dashuri për diversitetin në markën e saj”.

Rihanna nuk komentoi, por i bëri “like” postimit duke treguar në mënyrë të tërthortë se është dakord me postimin.

Në sfilatën e Rihanna-s në shtator, u shfaqën modele me përmasa të ndryshme trupore, përfshirë edhe modelen 9-muajshe shtatzënë, Slick Woods.