Armina Mevlani kësaj here në stil rock…. me tuta 1050 dollarëshe (FOTO) – AlpeGossip
Armina Mevlani kësaj here në stil rock…. me tuta 1050 dollarëshe (FOTO)

Armina Mevlani kësaj here në stil rock…. me tuta 1050 dollarëshe (FOTO)

Ajo është ndër bogeret më të folura shqiptare jo vetëm për stilin por edhe për shumat marramendëse të parave që shpenzon për veshje.

Bukuroshja ditën e sotme ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto në të cilën shfaqet e veshur në stilin rock, me pantallona të kuqe dhe bluzë të zezë pambuku.

Rastësisht na shkuan sytë tek marka e pantallonave, dhe me pak kërkime në Google arritëm të gjenim çmimin e kripur që ato kishin. Bëhet fjalë për brand-in e veshjeve “Vetments” i cili njihet në të gjithë botën, ndërsa çmimi i pantallonave që klishte veshur Armina ishte diku tek 1050 dollarë. Dhe ta mendosh që ky look ishte për një ditë të zakonshme, na vjen natyrshëm të pyesim se sa mund të shpenzojë Armina për veshjen e një rasti?