PAS DUA LIPËS/ Rita Ora bashkohet me emrat e njohur për të ndihmuar fëmijët në nevojë (FOTO) – AlpeGossip
PAS DUA LIPËS/ Rita Ora bashkohet me emrat e njohur për të ndihmuar fëmijët në nevojë (FOTO)

PAS DUA LIPËS/ Rita Ora bashkohet me emrat e njohur për të ndihmuar fëmijët në nevojë (FOTO)

Children in Need’ është një nga organizimet më të mëdha të bamirësisë nga ‘BBC’ dhe që nga viti 1980 ka arritur të mbledhë shumën prej 950 milionë paund për fëmijët në nevojë. Këtë vit prezantuesit e këtij eventi janë emra të njohur si Rob Beckett, Ade Adepitan, Mel Giedroyc, Graham Norton, Tess Daly, Marvin Humes dhe Rochelle Humes. Gjithashtu personazhe të njohur nga bota e artit si Olly Murs, George Ezra, Rita Ora janë bashkuar për t’u ardhur në ndihmë të gjithë fëmijëve. Me performancën e saj me këngën ‘Freedom’ të George Michael, këngëtarja shqiptare i ka lënë të gjithë pa fjalë. E veshur me një fustan të bardhë me pupla dhe më një zë të fuqishëm, Rita ka arritur të rrëmbejë të gjithë vëmendjen e sallës.

Këngëtarja ka treguar se ‘Freedom’ i ka ndryshuar jetën dhe kohë më parë, kur ishte ende fëmijë, bënte të ndihej sikur ishte e gatshme të bënte gjithçka.