‘Të futen në të mbathura’: Eneda Tarifa flet për lajmin e ndarjes! – AlpeGossip
‘Të futen në të mbathura’: Eneda Tarifa flet për lajmin e ndarjes!

‘Të futen në të mbathura’: Eneda Tarifa flet për lajmin e ndarjes!

Në janar të këtij viti u bë publik lajmi se pas shumë viteve bashkë, Eneda Tarifa me shumë mundësi ishte ndarë nga bashkëshorti, Erjon Zaloshnja.

Burime madje për mediat thanë se çifti nuk shikohen më bashkë dhe mesa duket i kanë ndarë rrugët me njëri- tjetrin.

Çka i përforcoi akoma më shumë zërat asokohe ishte një jetër fakt. Eneda dhe partneri, bashkëpronarë të Rockstock- ut (të paktën deri më parë) nuk u panë bashkë këtë sezon, Eneda nuk performoi në lokal!

Në vend të tij, këngëtarja zgjodhi një club tjetër, Cavaliero- n ndërkohë që pas mbrëmjes hapëse të sezonit, Erjoni shkruajti:

“Ky është RockStock që kam dashur gjithmonë.”

Eneda nuk ka preferuar të flasë rreth kësaj çështjeje, deri më sot ku ishte e ftuar në “PopCulture”.

Unë ohooo kënaqem, ca nuk lexoj të shkruhet për veten time. Këta që shkruajnë janë thjesht të papërgjegjshëm, janë kazan kanë thjesht qëllim ca klikime.”

Pasi i ra tërthorazi, pasi shprehu hapur mendimin e saj ndaj “gazetaruçëve” siç ajo iu referuar, ndër të tjera Tarifa tha:

Këta të prekin familjen, gjërat më të shtrenjta, pjesë të jetës dhe historisë tënde, të futen në të mbathura.”

Ndërkohë që shprehte revoltimin e saj, në bisedë e sipër Eneda citon:

“Historia ime ishte e qetë, shumë e bukur, shumë interesante. Ndihem e fyer përkëtë fakt, që njerëzit mundohen të hedhin baltë.”

Me këtë që tha instiktivisht të vjen të pyesësh: Ishte? Fakti që ju referua historisë së saj në të shkuarën të bën të mendosh se vërtet gjërat mund të kenë përfunduar.