SARA HOXHA FESTON SOT DITËLINDJEN/ Por dhuratën e merr Lori: Kështu është ajo… (FOTO) – AlpeGossip
SARA HOXHA FESTON SOT DITËLINDJEN/ Por dhuratën e merr Lori: Kështu është ajo… (FOTO)

SARA HOXHA FESTON SOT DITËLINDJEN/ Por dhuratën e merr Lori: Kështu është ajo… (FOTO)

Trashëgimtara e “Top Channel”, Sara Hoxha, feston sot 25 vjetorin e saj të lindjes dhe para se ta mësonim nga vetë Sara, këtë lajm e mësuam nga motra e saj Lori!

Kjo e fundit nuk duroi t’i uronte publikisht ditëlindjen gjysmës së saj të zemrës, duke ndarë në InstaStory momente të veçanta me motrën e saj.

“Gëzuar ditëlindjen të vetmes time. Më e bukura në çdo dhomë. Unë dhe ti, çdo ditë. Gjithashtu më gazmorja.”- shkruan Lori krahas fotove e videove të Sarës.

Nëse po vrisni mendjen ç’surprizë i bëri motrës së saj, në fakt ka ndodhur e kundërta!

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2021/01/WhatsApp-Video-2021-01-18-at-10.49.34.mp4?_=1

Megjithëse është dita e saj e lindjes, ka qenë Sara ajo që i ka bërë një dhuratë Lorit, me mesazhin më domethënës. Sara i ka dhuruar Lorit një buqetë me lule, ndërsa në pusullën e tyre ka shkruar:

“Lori, për 25 vite kemi qenë ti dhe unë! Shpresoj të jetë kështu edhe për 75 vite të tjera! Falenderoj Zotin për ty! Faleminderit përgjithçka! Sara”- janë fjalët e saj emocionuese.

“Eshtë ditëlindja e saj, por ajo po më sjell lule mua. Kështu është ajo si person”- shkruan Lori, e lumtur për gjestin e bukur nga motra e saj.

Megjithëse 25 vjeç, Sara ia ka dalë të ndërtojë një familje të bukur dhe një jetë të qetë me partnerin e saj Ledion Liço dhe dy vogëlushët, London dhe Roman.