Justin Bieber i emocionon të gjithë, reflekton për jetën e tij si i martuar – AlpeGossip
Justin Bieber i emocionon të gjithë, reflekton për jetën e tij si i martuar

Justin Bieber i emocionon të gjithë, reflekton për jetën e tij si i martuar

Pak javë më parë, Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre të dashurisë. Çifti i njohur u celebruan në fshehtësi dhe gjatë kësaj kohe nuk kanë preferuar shumë të flasin për martesën e tyre. Justin ditën e sotme ka treguar për herë të parë se si është jeta e tij si i martuar dhe se dashuria ndonjëherë nuk është e thjeshtë.

“Gëzuar me vonesë ditën e falënderimeve të gjithë. Hera e parë që festoj ditën e falënderimeve si i martuar. Hera e parë që të dyja pjesët e familjes u bënë bashkë. Lidhjet janë të vështira dhe dashuria nuk është gjithmonë e lehtë, por faleminderit Jezus që më ke treguar si!

Çdo ditë është një proces mësimi, duke tentuar të jem më shumë si ai, i duruar, i sjellshëm, altruist, kam një rrugë të gjatë për të bërë! Por Hiri i perëndisë është i mjaftueshëm”, – ka shkruar Bieber. Ditën e djeshme ishte dhe ditëlindja e partneres së tij, Hailey Baldwin dhe në postimet në ‘Instagram’ ata shfaqen të dashuruar si kurrë më parë duke u puthur me njëri-tjetrin gjatë festës.