I DINIT? Ja të gjitha truket që mund të bëni me një shkumës (VIDEO) – AlpeGossip
I DINIT? Ja të gjitha truket që mund të bëni me një shkumës (VIDEO)

I DINIT? Ja të gjitha truket që mund të bëni me një shkumës (VIDEO)

I keni parasysh shkumësat e bardhë që përdoren në shkollë? Mësoni se sa zgjidhje të thjeshta dhe efektive do ju japë ai.
E kemi përdorur gjatë gjithë viteve në shkollë, por nuk e kemi ditur se ai mund të ishte shpëtimtari ynë në shumë drejtime.
Shkumësin mund ta përdorni për të shkëlqyer enët prej argjendi dhe larguar njollat e nxira prej tyre. Grini pak shkumës dhe me anë të një lecke të thatë filloni fërkoni enët dhe lugët. Gjithashtu ai është shumë i mirë edhe në largimin e njollave të vajit. Lyeni pak vendin me shkumës dhe lëreni për 10 minuta. Më pas pastrojeni me një furçë ose leçkë të thatë.
Do të shihni se njolla është larguar.
Ose mund ta përdorni për të tharë këpucët që janë lagur nga shiu. Grini pak shkumës në një leckë dhe më pas leckën mbështilleni duke e futur brenda këpucëve të lagura. Ose përdoreni për të zbardhur thonjtë e verdhë.
Këto dhe shumë të tjera truke që mund ti bëni me shkumësin zbulojeni në videon e mëposhtme.