Sharon Bulman nga North Yorkshire, që dyshonte se dikush i hynte në shtëpinë e saj, ka gjetur se ishte pikërisht fqinji të cilit i besonte më së shumti.
Gruaja 45-vjeçare është tmerruar , kur pa mikun Steve Gill, që hyri në dhomën e saj të gjumit, pamjet janë marrë prej kamerës së fshehur në një jastëk
Për më tepër, 49-vjeçarit të cilit Sharon dhe bashkëshorti saj James, ia linin në besim shtëpinë e tyre kur ishin në pushime, ai shihet ku ka marrë veshjet e saj të brendshme dhe provoi disa lojëra erotike.
Gill i kishte bërë kopjen e çelësit të derës së tyre të hyrjes, gjithashtu shikonte dhe në arkivin e laptopit, bisedat e Sharon me shoqet e saj.
Ai i ka pranuar veprimet e tij në gjykatë, ku është liruar me kusht, teksa i ndalohet t’i afrohet shtëpisë së tyre.
Çifti mbas kësaj që përjetuan kanë nxjerrë shtëpinë në shitje, për 200 mijë euro, pasi duan të shpërngulen diku tjetër.